Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kancelari gjerman: Pushtimi i Ukrainës nga Rusia është bllokuar

Forcat ruse po dështojnë të përparojnë në Ukrainë pavarësisht bombardimeve të rënda të vazhdueshme të qyteteve dhe qytezave, ka thënë kancelari gjerman Olaf Scholz të merkurën, shkruan BBC.

“Ofensiva e Putinit ka ngecur pavarësisht gjithë shkatërrimit që po sjell ditë pas dite”, u ka thënë ai politikanëve në Gjermani, duke shtuar se udhëheqësi rus Vladimir Putin “duhet të dëgjojë të vërtetën, t'i ndalojë luftimet dhe të përpiqet ta gjejë një zgjidhje diplomatike”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lufta, thotë Scholz, nuk po e shkatërron vetëm Ukrainën, por edhe të ardhmen e Rusisë.

Duke paralajmëruar Moskën për ndëshkime të mëtejshme, ai ka thënë: “Po forcojmë vazhdimisht sanksionet, por masat nuk duhet t'i dëmtojnë shtetet evropiane më shumë se udhëheqësinë ruse”.

Scholz ka thënë se ukrainasit mund të mbështeten te Gjermania dhe se refugjatët ukrainas janë të mirëpritur.