Botë

Dodik ua tregon gazetarëve gishtin e mesëm

 

Anëtari i Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik, ua ka treguar gazetarëve në Sarajevë gishtin e mesëm, ka njoftuar të martën portali “Klix.ba”.

Ai “i përshëndeti” ata nga vetura zyrtare, teksa po shkonte të martën në mëngjes në Prokurorinë e Bosnjës, për t’u intervistuar në lidhje me blerjen e një vileje në Beograd.