1 perditesime
13:42

Publikohen pamjet e përplasjes së aeroplanit kinez

mediat online janë publikuar pamjet e momentit të rrëzimit së aeroplanit kinez, që ndodhi të hënën më 21 mars.

Aeroplani i tipit Boeing-737 pati 132 persona në bord, ndryshe nga raportimet e para të mediave lokale kineze që u tha se ishin 133.

Ende nuk është bërë i ditur numri i viktimave.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se ndihet i shokuar nga aksidenti, derisa iu bëri thirrjeve autoriteteve të nisin hetim.

 

09:46

Aeroplani me 133 persona në bord përplaset në Kinë

Një aeroplan Boeing 737, i kompanisë “China Eastern Airlines”, është rrëzuar të hënën (21 mars), me 133 persona në bord, raportoi APNews.

Ende nuk është bërë i ditur numri i viktimave, derisa thuhet se aeroplani u përplas në një rajon malor, duke shkaktuar zjarr të madh.

Ekipet e shpëtimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Kjo kompani e fluturimeve është një nga tri më të njohurat në Kinë, duke operuar në shumë linja të brendshme dhe ndërkombëtare.

Boeing 737 thuhet se e humbi shpejtësinë pas orës 6:20, para se të hynte në zonën malore.

Rrëzimi i fundit vdekjeprurës i një avioni në Kinë ishte regjistruar në vitin 2010.