Botë

Shteti Islam serish kërcënon Ballkanin

Derisa në Mosul po kremtohet fitorja mbi xhihadistët, organizata famëkeqe terroriste Shteti Islam vazhdon të kërcënojnë vendet e Ballkanit, transmeton Index.

Në edicionin e fundit të revistës xhihadiste Rumia, propagandistët e Shtetit Islam u bëjnë thirrje simpatizantëve të vet që të vrasin të gjithë jo bindësit ndaj Zotit.

Në tekstin me titull “Nëse ju ktheheni, edhe ne do të kthehemi”, Shteti Islam i bën thirrje simpatizantëve në Ballkan që të shikojnë “vëllezërit nga lindja dhe perëndimi”.

Së bashku me tekstin janë paraqitur edhe fotografitë e reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame në Bosnjë Husein Kavazoviq, zëvendësit të tij Husein Smajiq, si dhe myftiut të BI të BeH, të cilët i përshkruajnë si fundërrina të islamit.