Botë

Egjipti shfaq varret e lashta të zbuluara në Saqqara

Egjipti të shtunën shfaqi varre të lashta të zbuluara së fundmi dhe të dekoruara mirë në nekropolin Saqqara jashtë kryeqytetit Kajro, raporton AP të shtunën.

Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Antikiteteve, pesë varret, të zbuluara në fillim të këtij muaji, datojnë nga Mbretëria e Vjetër (1570 p.e.s. dhe 1069 p.e.s.).

Mostafa Waziri, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikiteteve, tha se arkeologët egjiptianë filluan gërmimin e vendit në shtator. Varret, tha ai, ishin për zyrtarë të lartë, duke përfshirë sundimtarët rajonalë dhe mbikëqyrësit e pallatit në Egjiptin e lashtë.

“Të gjitha këto pesë varre janë të pikturuara mirë, të dekoruara mirë. Gërmimet nuk u ndalën. Ne po planifikojmë të vazhdojmë gërmimet tona. Ne besojmë se mund të gjejmë më shumë varre në këtë zonë”, u tha ai gazetarëve në vend.

Varret u gjetën pranë Piramidës së Hapit të Djoserit, në Nekropolin Saqqara.

Muret u panë të zbukuruar me mbishkrime hieroglifë dhe imazhe të kafshëve të shenjta dhe sendeve të jetës së përtejme të përdorura nga egjiptianët e lashtë.

{gallery}