Botë

Reznikov e quan monstër pilotin rus që bombardoi teatrin në Mariupol

Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Oleksii Reznikov, ka thënë të enjten se rusi që bombardoi teatrin në Mariupol që po shfrytëzohej për strehim të civilëve është një “monstër”, raporton CNN.

Reznikov duke folur në Parlamentin Evropian nëpërmjet një videolidhje, ka thënë se piloti rus ka hedhur bombën ndonëse është shkruar me të madhe “fëmijë” në dy anët e teatrit.

Nuk është e qartë se sa i kanë mbijetuar këtij sulmi. Është raportuar se një numër ka dalë gjallë të enjten.

“E keni dëgjuar me gjasë se teatri është goditur nga raketat, një teatër ku po strehoheshin 1200 gra e fëmijë”, ka thënë Reznikov. “Dhe mund të shihni nga fotografitë e bëra nga droni, se rreth teatrit, me letra të mëdha shkruhet ‘fëmijë’ e përkundër kësaj monstra ka bombarduar teatrin”, ka thënë Reznikov.