Botë

Mijëra fëmijë ukrainas të rrezikuar nga trafikimi

Në mesin e personave më të cenueshëm në Ukrainë pas shpërthimit të luftës janë rreth 200 mijë fëmijë nëpër jetimoret ukrainase, raporton BBC.

Jeremy Locke, një veteran ushtarak amerikan që po ndihmon të organizohet evakuimi i këtyre fëmijëve, ka thënë se lufta dhe nxitimi për të evakuuar fëmijët nga konflikti hap mundësi për bandat kriminale.

Locke, shef i operacioneve në Aerial Recovery, ka folur për BBC-në.

“Ka shumë konfuzitet, veçanërisht kur ndodhi pushtimi i parë. Duke nxituar këta fëmijë për të kaluar kufirin, krijon një ambient dhe mundësi për trafikim”, ka thënë Locke.

Locke ka thënë se grupi i tij deri më tash ka ndihmuar të transportojë 403 jetimë, ndonëse ai pret që numri të rritet.