Botë

Kryetari i Chernihivit thotë se vetëm të mërkurën vdiqën 53 qytetarë

Kryetari i Chernihivit, Viacheslav Chaus, ka treguar se vetëm të mërkurën 53 qytetarë ukrainas kanë vdekur si pasojë e sulmeve nga forcat ruse.

Në qytetin verior të Ukrainës u raportua për një sulm me bomba nga forcat ruse, që kishte shënjestruar një grup të civilëve që po prisnin në rresht për të blerë bukë.

“Ne jemi duke pësuar humbje të mëdha – 53 qytetarë u vranë vetëm dje”, tha Chaus, raporton agjencia Reuters.

Rusia po mohon se është duke i shënjestruar civilët. Është raportuar se të mërkurën është goditur edhe një depo ushtarake në rajonin Rivne në perëndim të Ukrainës.