Botë

Bombardohet një shkollë në Merefa

Një raketë ruse ka goditur një shkollë në Merefa, një qytet në rajonin Kharkiv në veriperëndim të Ukrainës.

Sipas njoftimit të Shërbimit të Emergjencës së Ukrainës, raketa ka goditur rreth orës 3:30 të enjten.

Autoritetet kanë njoftuar se ndërtesa është shkatërruar pjesërisht. Ndërsa zjarrfikësit janë ende duke e shuar zjarrin.

Në mediumet ukrainase është raportuar se është goditur një shkollë dhe një qendër komuniteti.

Nuk është raportuar për viktima.