Botë

Gjykata Ndërkombëtare Penale: Zero tolerancë për krimet ndaj fëmijëve në Ukrainë

Foto: AP
 

Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka insistuar në "tolerancën zero" për krimet seksuale dhe me bazë gjinore, si dhe krimet kundër fëmijëve në Ukrainë.

Në një udhëtim të rrallë në një zonë konflikti, Karim Khan ka thënë se kishte takuar ministrin e jashtëm të Ukrainës dhe prokurorin e përgjithshëm gjatë një vizite të shkurtër përpara se të shkonte në Poloni. Ai gjithashtu zhvilloi bisedime virtuale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.