Policia izraelite vret tre perona të armatosur në Jerusalem

Policia izraelite vret tre perona të armatosur në Jerusalem

14 July 2017 10:33

Është raportuar se tre persona janë lënduar pasi persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri afër një vendi të shenjtë të hebrenjve në Jerusalem.

Autoritetet kanë thënë se policia i ka vrarë tre personat e armatosur.

Dy personat që janë lënduar janë në gjendje të rëndë.

Sulmi ka ndodhur afër zonës që njihet si “Porta e Luanit” në Jerusalem.

Pas incidentit, të gjitha hyrjet për në pjesën e Qytetit të Vjetër janë mbyllur, dhe janë anuluar lutjet e së premtes në xhaminë, Al-Aqsa.

Nga shtatori i vitit 2015, sulmuesit palestinezë kanë vrarë 43 izraelitë.

Gjatë periudhës së njëjtë, forcat e sigurisë së Izraelit kanë vrarë më shumë se 250 palestinezë, shumica e të cilëve është thënë të kenë qenë sulmues ose do të bëheshin të tillë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme