Botë

Së paku 200 mbrojtës të ekologjisë janë vrarë vitin e kaluar

Descriptive Text

Së paku 200 persona janë vrarë vitin e kaluar derisa kanë zhvilluar betejë për mbrojtjen e mjedisit jetësor duke protestuar kundër minierave, projekteve pyjore apo bujqësore, dhe ky numër është rekord, kumtoi joqeveritarja Global Witness.

Numri më i madh i viktimave janë në Brazil - 49, në Kolumbi janë vrarë 39, 28 në Filipine dhe 16 në Indi.

Organizata joqeveitare bëri thirrje për numrin e shtuar të viktimave - 185 në vitin 2015, dhe numrin gjithnjë e më të madh të shteteve ku janë regjistruar vrasje të tilla (24 në vitin 2016 përkundër 16 në vitin 2015).

"Numri i vërtetë i viktimave sipas të gjitha gjasave është më i madh", paralajmëron organizata që bën analiza prej vitit 2002.

Në 40 për qind të rasteve viktimat janë njerëz të cilët jetojnë në vendin e incidentit dhe vendi i të cilit aneksohet nga kompani, pronarë të rinj apo personalitete lokale me ndikim.