Një astronaut amerikan tani do të kthehet në tokë - pas frikës se nuk do të bëhej realitet kthimi i tij nga rusët.
Fillimisht mendohej se Mark Vande Hei - i cili ka qenë në hapësirë për 355 ditë - mund të lihej pas për shkak të tensioneve të rritura mbi pushtimin rus të Ukrainës.
Por është konfirmuar se ai do të udhëtojë me një kapsulë ruse për në Kazakistan, raporton BBC.
Si amerikani ashtu edhe dy kozmonautë të tjerë rusë do të kthehen.
"Unë mund t'ju them me siguri se Marku po kthehet në shtëpi... Ne jemi në komunikim me kolegët tanë rusë. Nuk ka asnjë dyshim për këtë", tha Joel Montalbano, menaxheri i programit ISS i NASA-s.
Ai pranoi se astronautët ishin "të vetëdijshëm për atë që po ndodh" në botë, por ata ende punojnë si një "skuadër".
Vande Hei, 55 vjeç, ka kaluar 355 ditë në hapësirë, një rekord i ri në SHBA.