Shefi i Gardë Nacionale të Rusisë ka thënë se ofensiva ushtarake e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon sipas planit, raporton agjencia Reuters.
Është pranimi më i madh deri më tash nga një zyrtar i Kremlinit se pushtimi rus i Ukrainës po shkon më ngadal se që është pritur.
“Do të doja të thoja se po, por jo çdo gjë po shkon shpejt siç do të donim”, ka thënë Viktor Zolotov, që është aleat i ngushtë dhe ish-truprojë e presidentit rus Vladmir Putin.
Ai për përparimin e ngadalshëm ia ka lënë fajin “elementeve të ekstremit të djathtë të fshehur në mesin e popullatën ukrainase”, duke luajtur në kartën prapa të cilës ka nisur sulmet Moska, se po tenton të pastrojë Ukrainën nga neo-Nazistët.
Artikuj të ngjashëm
-
Inteligjenca britanike: Rusia e ka pranuar se plani i pushtimit nuk ka shkuar si duhet
-
Austin: Putini ka dështuar të arrijë ndonjë qëllim strategjik
-
Sulmet ukrainase në Rusi kanë dështuar t’i ndalojnë forcat ruse në Ukrainë, thotë Putini
-
Stoltenberg: Kundërofensiva ukrainase po përparon
-
Meloni: Pushtimi i Ukrainës po i kthehet kundër Putinit