Pushtimi i Ukrainës ka hyrë në ditën e 19-të. Qindra civilë ukrainas janë vrarë e plagosur deri më tani si pasojë e sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse. Rusia po zgjeron sulmet e saj mbi gjithë Ukrainën. Bisedimet mes palëve ukrainase dhe ruse do të vazhdojnë edhe sot
23:29 - SHBA: Nuk do të lejojmë askënd të ndihmojë Rusinë
22:03 - Takimi i ardhshëm i NATO-s pritet të fokusohet në mbrojtjen e Evropës Lindore
21:45 - GJND-ja vendos të mërkurën në rastin kundër pushtimit rus të Ukrainës
Rusia kishte akuzuar Ukrainën për gjenocid në territoret separatiste në lindje të saj.
20:23 - FMN: Ekonomia e Ukrainës do të tkurret për 10 për qind si pasojë e pushtimit rus
Raporti, që është përgatitur përpara miratimit nga FMN-ja të një financimi emergjent prej 1.4 miliardë dollarë për Ukrainën, ka paralajmëruar se prodhimi ekonomik i Ukrainës mund të tkurret për 25 për qind deri 35 për qind duke u bazuar në të dhënat e GDP-së nga Iraku, Libani e shtete tjera në luftë.
20:05 - Franca mohon se i ka thyer sanksionet evropiane duke furnizuar me pajisje ushtarake Rusinë
19:44 - Ulet flamuri ukrainas në Sheshin e Fitores së Melitopolit
Flamuri i madh ukrainas në Sheshin e Fitores të Melitopolit të pushtuar nga Rusia, vendi i shumë protestave në ditët e fundit, është hequr.
Gazeta lokale e lajmeve RIA-Melitopol postoi një nga fotot, duke thënë se flamuri u hoq nga punonjësit e punëve publike.
Trupat ruse morën kontrollin e Melitopolit më 26 shkurt. Të premten, njerëz të armatosur arrestuan kryebashkiakun e zgjedhur Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të mbështetur nga Rusia Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm.
Që atëherë, kryebashkiaku i sapovendosur Galina Danilchenko ka urdhëruar transmetimin e kanaleve televizive ruse dhe ka tentuar të shpërndajë këshillin e qytetit në favor të krijimit të një Komiteti Popullor.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës hapi një hetim për tradhti ndaj Danilchenkos të dielën.
19:41 - Zelenskyy do t’iu drejtohet të mërkurën politikanëve amerikanë
19:31 - Forcat ruse bllokojnë ndihmat humanitare për në Mariupol
19:26 - Sekretari i përgjithshëm i OKB-së thotë se një konflikt nuklear është i mundshëm
18:50 - SHBA: Rusët nuk kanë arritur epërsi ajrore mbi të gjithë Ukrainën
Hapësira ajrore mbi Ukrainë “mbetet e kontestuar”, ka thënë një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
“Ne ende e mbajmë atë se hapësira ajrore është e kontestuar, se rusën nuk kanë arritur epërsi ajrore mbi të gjithë Ukrainën”, tha ai. “Rusët sigurisht që kanë, megjithëse kanë arritur epërsi ajrore, ata sigurisht kanë më shumë asete në dispozicion të tyre dhe po fluturojnë më shumë herë në ditë se sa ukrainasit”.
Sipas tij, plani ukrainas ajror ndryshon çdo ditë.
“Nuk mund të flas për planin ajror të ukrainasve, ai ndryshon çdo ditë, ne mendojmë se ata po tregohen të kujdesshëm me asetet e tyre ajrore dhe si po i përdorin dhe për çfarë po i përdorin ato”, tha ai.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka “100 për qind të forcave të mbledhura brenda Ukrainës”, ka thënë ai.
18:32 - Kharkivi nën sulm të vazhdueshëm nga forcat ruse
Terekhov duke folur për televizionin nacional ka thënë se forcat ruse janë duke sulmuar në qarqet qendrore vazhdimisht.
“Po na sulmojnë në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë ai.
18:22 - Të paktën nëntë të vdekur pas sulmit në një kullë televizive në Ukrainë
Një raketë ka goditur një kullë televizive në jug të Ukrainës duke lënë nëntë persona të vdekur dhe nëntë tjerë të plagosur, kanë thënë mediat lokale.
Vitaliy Koval, kryetar i regjionit të Rivnes, ka thënë se kulla dhe ndërtesa afër saj janë goditur nga dy raketa të ndryshme të cilat pastaj ranë në fshatin e Anatopisë.
“Ka ende nën rrënoja”, ka thënë ai. Mediat lokale kanë njoftuar se televisionet dhe radiot janë jashtë funksionit në Rivne për shkak të bombardimit.
18:03 - Vdes një 15-vjeçar si pasojë e granatimeve në një shkollë në Chuhuiv
Një 15-vjeçar ka humbur jetën kur një shkollë në Chuhuiv, në afërsi të Kharkivit, është goditur nga ajo që kanë thënë zyrtarët ukrainas artileria ruse.
“Disa shtëpi janë dëmtuar nga granatimi”, ka thënë Zyra e Prokurorit Rajonal të Kharkivit.

16:52 - Mbi 20 të vdekur në një sulm në Donetzk
Rreth 20 persona raportohet se kanë vdekur e dhjetëra janë lënduar në Donetzk, raporton agjencia AP.
Autoritetet lokale në këtë qytet separatist të Ukrainës, thonë se sulmi ishte bërë nga forcat ukrainase me raketë Tochka-U.
16:39 - Kremlini mohon se Putini është i frustruar me përparimin e ngadaltë në Ukrainë
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se në fillim të “operacionit ushtarak”, Putin ka urdhëruar forcat ruse që të “frenohen nga sulmimi i qyteteve të mëdha”, përfshirë kryeqendrën Kievin.
16:36 - Së paku 636 civilë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit nga Rusia
16:29 - Aleati i Putinit e pranon se ofensiva e Rusisë në Ukrainë nuk po shkon sipas planit
Është pranimi më i madh deri më tash nga një zyrtar i Kremlinit se pushtimi rus i Ukrainës po shkon më ngadal se që është pritur.
16:25 - Trupat ruse shpërthejnë municion afër termocentralit Zaporizhzhya
Raportet në shërbimin e mesazheve Telegram, pretendojnë se trupat ruse kanë shpërthyer municione përballë termocentralit bërthamor të Zaporizhzhyas.
15:31 - Negociatat Ukrainë-Rusi shtyhen për nesër
Një "pauzë teknike" është arritur për negociatat mes Ukrainës dhe Russisë, ka njoftuar Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ai shkroi në Twitter se bisedimet do të vazhdojnë të martën, derisa sot u pauzuan për punime në nëngrupe mes ekipeve negociuese.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, e ka cilësuar të vështirë raundin e katërt të bisedimeve me Rusinë.
Nëpërmjet një video-mesazhi, Zelenskyy ka thënë se bisedimet e vështira po vazhdojnë edhe në tryezën e sotme të negociatave.
14:33 - Zelensky e cilëson të vështirë raundin e katërt bisedimeve Ukrainë-Rusi
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar të vështirë raundin e katërt të bisedimeve me Rusinë, të cilat po vazhdojnë të hënën.
Nëpërmjet një video-mesazhi, Zelensky ka thënë se bisedimet e vështira po vazhdojnë edhe në tryezën e sotme të negociatave.
“Bisedimet e vështira vazhdojnë. Të gjithë presin lajme. Këtë mbrëmje do të raportojmë për rezultatin”, tha Zelensky, raporton CNN.
Zelensky do të fliste me Këshillin e Evropës më herët të hënën, por nuk e bëri.
Negociatori kryesor nga pala ukrainase në bisedimet me Rusinë tha se raundi i katërt po mbahet virtualisht, jo personalisht. Ekipi negociator ukrainas ndodhet në Kiev. Bisedimet e mëparshme u mbajtën në Bjellorusi.
14:11 - Dy të vrarë dhe 10 të lënduar nga bombardimet në Mykolaiv të Ukrainës
Të paktën dy persona janë vrarë dhe 10 të tjerë kanë mbetur të lënduar gjatë bombardimeve të hënën në Snihurivka të Mykolaiv në Ukrainë.
Tre civilë dhe shtatë personelë ushtarakë u plagosën dhe po trajtohen në një spital, ka njoftuar Komuniteti i Bashkuar Territorial Snihurivka. Lajmin e plotë, lexje KËTU.
14:00 - Ish-termocentrali bërthamor Chernobyl mbetet sërish pa rrymë
Ish-termocentrali bërthamor i Chernobylit në Ukrainë ka mbetur sërish pa energji elektrike, pasi forcat ruse dëmtuan - për herë të dytë - linjën e tensionit të lartë në termocentral, tha kompania kombëtare e energjisë në Ukrainë, Ukrenergo, të hënën.
Kompania tha përmes një deklarate se linja, e cila furnizon me energji elektrike edhe qytetin Slavutych, është dëmtuar përsëri nga forcat ruse, pasi ekuipazhi i Ukrenergo-s e ka riparuar atë. Lajmin e plotë, lexoje KËTU
13:39 - Një i vrarë dhe gjashtë të lënduar nga bombardimet e sotme në Kiev
13:13 - Të paktën 90 fëmijë të vrarë në Ukrainë
Kështu ka bërë të ditur prokuroria e përgjithshme e Ukrainës, raporton Sky News.
13:10 - Vdes shtatzëna pas sulmit në spitalin e maternitetit në Ukrainë
Shtatzëna që u evakuua ditë më parë nga spitali i maternitetit në Ukrainë, bëhet e ditur se ka vdekur, së bashku me foshnjën, raporton APNews.
Gruaja u lëndua rëndë pas sulmeve ruse më 9 mars, ku mbetën edhe disa të vdekur e dhjetëra të lënduar. Spitali ku ishin të shtrirë fëmijët dhe gratë shtatzëna u shkatërrua tërësisht duke u bërë i papërdorshëm.
12:53 - Rusia hedh raketa pak kilometra larg qendrës së Kievit
Një gazetare e ”Sky News” njoftoi sot se ushtria ruse ka nisur të hedhë raketa më në qendër të Kievit, kryeqendrës së Ukrainës.
Raketat ranë në Obolon të Kievit, më pak se 6 km vijë ajrore nga sheshi kryesor i Kievit.
Lajmi i plotë KËTU
12:45 - Pala ukrainase: Komunikimi me rusët po bëhet i vështirë
Rusia dhe Ukraina po e zhvillojnë rundin e katërt të negociatave. Zyrtarët ukrainas thonë se komunikimi po bëhet më i vështirë për shkak të qasjeve të ndryshme që dy vendet kanë.
“Palët shprehin në mënyrë aktive qëndrimet e tyre konkrete. Komunikimi po bëhet por vazhdon të jetë më i vështirë. Arsyeja e mosmarrëveshjes është për shkak të sistemeve të ndryshme politike”, deklaroi Mykhailo Podoliyak, këshilltar i presidentit ukrainas.
Ai tha nëpërmjet Tëitterit se Ukraina është për një dialog të lirë brenda shoqërisë, ndërsa Rusia për shtypje.
12:13 - Ish-deputeti ukrainas ofron shtëpi e 40 hektarë tokë pranë Kievit për kokën e liderit çeçen
Lideri çeçen Ramzan Kadyrov është një prej besnikëve më të mëdhenj të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ai ka thënë se ka dërguar 10.000 ushtarë në Ukrainë për të luftuar kundër ukrainasve.
Në disa raporte është thënë se forcat e tij kanë pësuar humbje të mëdha, e një ish-deputet ukrainas ofron goxha pasuri për kokën e Kadyraovit.
Yevgeny Rybchinsky premtoi shtëpi dhe 40 hektarë tokë pranë kryeqendrës së Ukrainës, Kiev, për atë që vret Kadyrovin, përcjell kanali “Segodnya” në rrjetin social Telegram të hënën. Lajmi i plotë KËTU
12:00 - Sulmi në Kiev, pamje nga evakuimi i banorëve
Nga ndërtesa në Kiev ku forcat ruse sulmuan nga ajri kanë nisur të evakuohen banorët. Deri më tani është konfirmuar një person i vdekur e të paktën 12 të lënduar.
Në pamjet që sjell BBC shihen banorë teksa me ndihmën e zjarrfikësve dalin nga banesat e tyre. Pamjet KËTU.
10:37 - Ukraina beson se pozicioni i Rusisë tash është më konstruktiv
Derisa bisedimet midis Kievit dhe Moskës pritet të fillojnë këtë mëngjes, zyrtarët e lartë ukrainas kanë përshkruat formën që po marrin negociatat.
Ihor Zhovka, i cili është nënkryetari i zyrës për Presidentin Volodymyr Zelensky, ka thënë për BBC-në se beson që pozicioni i Moskës është më konstruktiv tani sesa ka qenë më parë.
9:53 - Ministri ukrainas i bën thirrje Perëndimit ta shmangë luftën e tretë botërore
Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, u ka bërë thirrje shteteve perëndimore ta ndihmojnë Ukrainën në luftë kundër Rusisë dhe ta shmangim luftën e tretë botërore.
Ai shkroi në Tëitter se ukrainasit po luftojnë me sukses, por që kanë nevojë për ndihmë.
"Na ndihmoni me të gjitha armatimet e nevojshme. Aplikoni më tepër sanksione Rusisë dhe izolojeni tërësisht atë. Ndihmoni Ukrainën ta mposhtë Putinin dhe ta shmangni një luftë më të madhe”, shkroi Kuleba.
Një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar pas një sulmi me granatë në një ndërtesë banimi në Kiev, raporton BBC. Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës, derisa Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës thuhet se tre persona i kanë dërguar në spital për trajtim.
9:40 - Rusia pretendon se ka lidhur me rrugë tokësore Krimenë me Donbasin
Rusia pretendon se ka krijuar korridor tokësor mes Krimesë, territor që e aneksoi më 2014 nga Ukraina dhe Donbasit, rajon që përfshin republikat e vetëshpallura të Donetskut dhe Luhanskut, raporton agjencia ruse RIA Novosti të hënën. Lajmi i plotë KËTU.
9:6 - Ukraina synon të evakuojë më shumë civilë nëpërmjet 10 korridoreve humanitare
Ukraina do të tentojë evakuimin e më shumë civilëve nëpërmjet 10 korridoreve humanitare, përfshirë qytetet pranë Kievit dhe regjionin lindor të Luhanskut, ka njoftuar zëvendëskryeministrja Iryna Vereschuk.
Ajo deklaroi se do të bëhet çdo gjë për t'i larguar banorët dhe të çbllokohet lëvizja e konvojit që bart ushqime dhe barna, nga Mariupoli në drejtim të Berdiansk.
8:3 - Sulm me granatë në Kiev, të paktën një i vdekur
Një person ka vdekur e tre të tjerë janë lënduar pas një sulmi me granatë në një ndërtesë banimi në Kiev, raporton BBC. Sulmi ndodhi mëngjesin e së hënës, derisa Shërbimi i Emergjencave të Ukrainës thuhet se tre persona i kanë dërguar në spital për trajtim.
BBC-ja ka publikuar pamje të ndërtesës ku shihet në një nga dhomat e përfshirë nga zjarri.
7:57 - Ukraina insiston në takim mes presidentëve, Moska zgjeron ofensivën e saj
Delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë pritet të zhvillojnë sot një rund të ri bisedimesh për paqe.
Dmitry Peskov, negociator i Rusisë dhe sekretar për media i presidentit rus, Vladimir Putin, paralajmëroi se bisedimet do të zhvillohen përmes video-konferencës.
Mykhailo Podolyak, negociator i Ukrainës dhe këshilltar i presidentit të këtij vendi, Volodymyr Zelenskyy, e konfirmoi deklaratën e Kremlinit.
Të dielën, Zelenskyy tha se delegacioni i tij është në bisedime me homologët rusë çdo ditë.
“Delegacioni ynë ka një detyrë të qartë – të bëjë gjithçka për të siguruar një takim të presidentëve. Takim që jam i sigurt se njerëzit po e presin”, tha Zelenskyy në një video-adresim.
Rusia ka thënë më herët se Kremlini nuk do të refuzonte një takim të tillë, për të diskutuar çështje “specifike”, por nuk ka pasur detaje të mëtejshme në këtë drejtim.
Ushtria ruse ka sulmuar një bazë stërvitore ushtarake në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv. Së paku 35 njerëz janë vrarë dhe mbi 130 janë plagosur.
Luftimet në zonat jashtë kryeqytetit Kiev kanë vazhduar. Një gazetar amerikan është qëlluar për vdekje të dielën në qytetin pranë, Irpin. Brent Renaud, 50 vjeç, ka punuar më herët për gazetën New York Times. Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov, ka thënë se ai është qëlluar nga ushtarët rusë.
Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri i refugjatëve ukrainas ka arritur në gati 2.7 milionë. Shifra e të zhvendosurve të dielën është rritur për më shumë se 100,000 krahasuar me një ditë më herët. Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka thënë se ky është eksodi më i madh i refugjatëve në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.