Botë

Stoltenberg dyshon në shifrat që Rusia dha për stërvitjen ushtarake “Perëndimi”

Descriptive Text

Pavarësisht faktit se Rusia e ka bërë publik numrin e trupave, aeroplanëve dhe anijeve që do të marrin pjesë në stërvitjen ushtarake “Perëndimi”, që mbahet në shtator të këtij viti në Rusi dhe Bjellorusi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, udhëhequr nga përvoja e mëparshme, dyshon në vërtetësinë e shifrave të publikuara.

“Udhëhequr nga përvoja e mëparshme, NATO-ja ka arsye të besojë se do të ketë shumë më tepër ushtarë të angazhuar, nga ajo që është publikuar zyrtarisht”, tha Stoltenberg, raporton AFP.