Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë të mërkurën se Mbretëria e Bashkuar do të furnizojë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e saj amerikan, Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, ajo tha se një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar është përmes armatimit kundërajror.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Mënyra më e mirë për të ndihmuar në mbrojtjen e qiejve është përmes armatimit kundërajror, të cilin Britania e Madhe tani do t'i furnizojë Ukrainës", ka thënë Truss, raporton CNN.
Ajo ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar nuk po kërkon të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi korridoret e evakuimit në Ukrainë pasi kjo do të çonte në një konfrontim të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.
Truss ka theksuar se MB-ja do të donte të shihte një ndalim të plotë ndaj Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT dhe të gjitha vendet e G7-ës që t'i jepnin fund përdorimit të naftës dhe gazit rus.
"Ne duhet të shkojmë më tej dhe më shpejt në përgjigjen tonë. Ne duhet të dyfishojmë sanksionet tona”, është shprehur ajo. “Ne e kemi befasuar Putinin me unitetin tonë dhe ashpërsinë e sanksioneve tona, duke goditur bankat, anijet, aeroplanët, oligarkët dhe të ardhurat nga nafta dhe gazi. Dhe populli i guximshëm ukrainas e ka befasuar atë me vendosmërinë dhe lidershipin e tij”, ka përfunduar ajo.