Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina bën thirrje për armëpushim që të lejohet riparimi në Chernobyl

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë thirrje për armëpushim që të mundësohet kryerja e riparimeve për të rivendosur energjinë elektrike në centralin bërthamor Chernobyl.

Operatori shtetëror energjetik i Ukrainës më herët ka treguar se forcat ruse e kanë shkyqur centralin bërthamor nga rrjeti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Energoatom, ka paralajmëruar se situata mund të çojë te rrjedhja e substancave radioaktive nga uzina.

Në një postim në Telegram ai ka thënë se era mund ta transferojë renë radioaktive te rajonet tjera të Ukrainës, Bjellorusisë, Rusisë dhe Evropës.

“Nëse kjo situatë vazhdon, gjithë personeli atje do të marrë një dozë të rrezikshme të rrezatimit”, ka thënë Kuleba.

Kuleba ka thënë se gjeneratorët me naftë në centralin e Chernobylit kanë një kapacitet prej 48 orëve.

Pas kësaj, sistemet e ftohjes do të ndalen dhe rrjedhjet e rrezatimit do të jenë të pashmangshme.