Ushtria e Ukrainës është pajtuar për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën, për të lejuar civilët që të largohen nëpërmjet korridoreve humanitare.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, raporton CNN.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVereshchuk ka thënë se presidenti i Ukrainës, Denys Shmygal, do të flasë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën për korridoret e propozuara për armëpushim.
Armëpushimi zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 21:00 me kohë lokale.
“Unë apeloj te Federata Ruse: keni marrë një angazhim formal publik”, tha Vereshchuk.
Vereshchuk ka thënë se armëpushimi do të lejojë civilët të ikin nëpërmjet “korridoreve të gjelbra” në zonat si: Energodar – Zaporizhzhia, Sumy – Poltava, Mariupol – Zaporizhzhia, Volnovakha – Pokrovsk, Izium – Lozova, Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel – Kiev.
Vereshchuk ka përmendur veçanërisht rëndësinë e dy rrugëve, evakuimin e civilëve nga qyteti port Mariuol dhe nga qyteti lindor Volnovakha.