Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Shkon në 22 numri i të vrarëve në Sumy

Ka shkuar në 22 numri i të vrarëve nga bombardimet në qytetin Sumy, përfshirë edhe tre fëmijë.

Kryetari i Sumyt, Dmytro Zhyvytski, ka thënë se Rusia ka bombarduar një zonë të banuar me civilë, duke e përshkruar incidentin si “vrasje në masë”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se janë lëshuar tri bomba gjatë natës duke shtuar se “ishte natë e tmerrshme”.

Nëntë persona janë vrarë në shtëpitë e tyre. Gjashtë shtëpi janë shkatërruar komplet dhe 20 të tjera janë pothuajse tërësisht të shkatërruara.

Deri tash 5000 persona janë evakuuar nga Sumy, pasi Rusia ka pranuar të ndalë përkohësisht bombardimet e qytetit duke lejuar një korridor humanitar.