Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, ka thënë se Kina po i shikon me vëmendje ngjarjet në Ukrainë dhe po e vlerëson strategjinë e saj karshi Tajvanit.
“Kur shikojmë ngjarjet që po zhvillohen në Ukrainë...ne shikojmë shumë me kujdes edhe atë që Kina mund të bëjë në Tajvan”, ka thënë Wu gjatë konferencës për media të hënën.
Wu thotë se rreziku është se Kina mund ta vlerësojë të dobët reagimin e Perëndimit ndaj agresionit rus.
“Rreziku është se liderët kinezë mund të mendojnë se reagimi i Perëndimit ndaj agresionit rus është i dobët dhe jokoherent, dhe nuk ka ndonjë ndikim. Kinezët mund ta marrin këtë si mësim pozitiv. Jam i sigurt se liderët kinezë po shikojnë dhe po tentojnë të vijnë me konkludime të tyre”, ka thënë Wu, raporton CNN.