Botë

Merkel-Macron hapin samitin Francë-Gjermani

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë hapur sot samitin e 19-të vjetor të dyja shteteve, në qendër të të cilit do të jetë siguria, mbrojtja dhe avancimi i projektit evropian në kohën e paqartësive.

Macron në prag të takimit porositi se Gjermania duhet të nxisë më shumë investime private dhe publike në gjithë Evropën.