Kharkivi është një nga qytetet ukrainase që po përballet me sulmet më të ashpra nga forcat ruse.
Qytetari ukrainas Yurii Kochubei, ka postuar një video, të publikuar nga AP, duke treguar për dëmet që kanë shkaktuar sulmet ruse, të kryera me aeroplanë ushtarakë.
Kochubei ka treguar një qendër sportive në Kharkiv të shkatërruar tërësisht dhe po ashtu disa ndërtesa në afërsi të shkatërruara.
Afro 1.5 milionë ukrainas janë larguar që nga fillimi i pushtimit rus 11 ditë më parë.
Rusia ka vazhduar sulmet edhe gjatë natës të së shtunës, duke bombarduar Mariupolin, Chernihivin dhe po ashtu veriun e Kievit.