Botë

Trump: Me Putinin kuptohem shumë mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump konfirmoi sot se kuptohej shumë mirë me homologun rus, Vladimir Putin, me të cilin u takua gjatë samitit G20 në Gjermani.

“Njerëzit thonë, ata nuk duhet të kuptohen. Kush janë këta njerëz? Mendoj se kuptohemi shumë, shumë mirë”, tha ai në një intervistë për stacionin televiziv Christian Broadcasting Network (CBN).