Në qendër të Beogradit të premten në mbrëmje një numër i madh serbësh ka dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pas pushtimit që ky shtet nisi ndaj Ukrainës.
Përderisa i gjithë Perëndimi është mbushur me protesta që kundërshtojnë veprimet e Vladimir Putinit, në Serbi ka ndodhur e kundërta.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këngë e mesazhe mbështetëse, serbët i kanë ofruar përkrahje pushtimit ushtarak rus të Ukrainës.
Protesta u organizua nga organizatat e ekstremit të djathtë.
Në protestë organizatorët e kanë cilësuar presidentin rus, Vladimir Putin, si burrështetasin më të fortë e më të guximshëm në botë. Sipas organizatorëve, “Rusia po e çliron krejt botën nga kërcënimet e NATO-s”.
Ata kanë kritikuar presidentin Aleksandar Vuçiq pasi që Serbia votoi pro një rezolute në Kombet e Bashkuara për të dënuar agresionin rus.
“Rusi, Rusi”, “Serbët e rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “tradhti, tradhti” dhe “Vuçiq Šiptari, e tradhtove Serbinë”, ishin thirrjet e protestuesve.
Serbët gjatë protestës kanë shkelur flamurin e Bashkimit Evropian.
Serbia dhe Bjellorusia janë dy vendet e vetme në Evropë që kanë dalë kundër vendimeve të Perëndimit për të sanksionuar ekonomikisht Rusinë për pushtimin e Ukrainës.
