Botë

Trump: Gjendja në Shtëpinë e Bardhë është fantastike

Descriptive Text

Presidenti i SHBA Donald Trump thotë se ekipi i tij "funksionon bukur" pavarësisht një jave të turbullt.

Presidenti Donald Trump, thotë se gjendja në Shtëpinë e Bardhë është "fantastike" pavarësisht nga shqyrtimit të marrëdhënieve të dyshuara të fushatës së tij me Rusinë.

Ai i tha Reuters se administrata ishte "duke funksionuar bukur".

Presidenti gjithashtu mbrojti djalin e tij, i cili u shfaq në media duke u takuar me një avokate ruse gjatë fushatës zgjedhore.

Donald Trump Junior u takua me Natalia Veselnitskaya duke besuar se ajo kishte informacione që do të dëmtonin kundërshtaren e babait të tij, Hillary Clinton.

Trump tha për Fox News se takimi ishte një 20 minutash i humbur.