Botë

Shtëpia e Bardhë i dekurajon amerikanët që të shkojnë për të luftuar në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë po i dekurajon amerikanët të udhëtojnë në Ukrainë për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi rus, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kërkoi të huajve të vinin në luftë.

“Ukrainasit kanë treguar guximin e tyre dhe po kërkojnë çdo burim dhe levë që kanë për të mbrojtur veten”, ka thënë zëvendëssekretarja kryesore e shtypit Karine Jean-Pierre në bordin e Air Force One.

“Ne përshëndesim guximin e tyre, megjithatë këshillimi ynë i udhëtimit mbetet. Qytetarët amerikanë nuk duhet të udhëtojnë në Ukrainë”, ka shtuar Jean-Pierre.

Në një deklaratë të dielën, Zelensky iu drejtua "të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë", duke thënë se "kushdo që dëshiron të bashkohet me mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës”.