Botë

Gjeorgjia do të aplikojë për të hyrë në BE

Gjeorgjia, një shtet ish-sovjetik në bregun lindor të Detit të Zi, do të aplikojë menjëherë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian, ka bërë të ditur partia në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”.

Ky paralajmërim vjen vetëm disa ditë pasi Parlamenti Evropian ka mbështetur kërkesën e Ukrainës për të aplikuar për t’u bërë pjesë e BE-së.

Lideri i “Ëndrrës Gjeorgjiane”, Irakli Kobakhizde, u ka thënë gazetarëve se i ka bërë thirrje BE-së që ta “rishikojë aplikimin e shtetit të tyre në mënyrë urgjente dhe të marrin vendim që t’ia japin asaj statusin e vendit kandidat”.

Në Gjeorgji janë zhvilluar protesta të mëdha kundër pushtimit rus të Ukrainës.

Rusia ka kontrolluar dy rajone gjeorgjiane, Osetinë Jugore dhe Abkhazinë, që nga viti 2008.

Ajo pasoi një përpjekje gjeorgjiane për të rimarrë Osetinë e Jugut, e cila kishte luftuar një luftë separatiste kundër Gjeorgjisë në vitet 1990.