Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka mbajtur një konferencë shtypi në Varshavë me kryeministrin polak Mateusz Morawiecki, prej nga ka thënë se "tragjedia" që Britania e Madhe dhe të tjerët parashikuan, tani ka ndodhur me pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin, dhe se kjo gjë është më e keqe se sa pritej.
Ai e quan atë një fatkeqësi të shpalosur në kontinentin evropian, me Poloninë gjithashtu në vijën e parë.
"Është e qartë se Putini është i përgatitur të përdorë taktika barbare dhe pa dallim kundër civilëve të pafajshëm për të bombarduar blloqe kullash, për të dërguar raketa në blloqe kullash për të vrarë fëmijë", ka thënë Johnson.
Johnsoni po takohet me aleatët kryesorë evropianë në Poloni për të diskutuar pushtimin e Ukrainës nga Rusi.