Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, është i përkushtuar që të mos dërgojë trupa amerikane në luftën në Ukrainë. Këtë e ka thënë zëdhënësja e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, raporton CNN.
“Presidenti e ka bërë shumë të qartë se nuk e ka për qëllim që të dërgojë trupa amerikane për të luftuar me Rusinë”, tha Psaki.
Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield ka thënë po ashtu se administrata Biden e ka bërë të qartë se SHBA-ja nuk do të futet në luftë në Ukrainë.
“Ne nuk do të vendosim trupat amerikane në rrezik. Por do të punojmë me ukrainasit për t’i dhënë atyre aftësi për të mbrojtur veten”, tha Thomas-Greenfield.
Artikuj të ngjashëm
-
Zelensky: Ukraina nuk ka për qëllim ta sulmojë Rusinë
-
SHBA-ja nuk do të dërgojë sistemet raketore me rreze të gjerë veprimi në Ukrainë
-
Bideni paralajmëron luftë të gjatë
-
Shtëpia e Bardhë thotë se Bideni nuk e ka në plan ta vizitojë Ukrainën këtë javë
-
Bideni: Luftë të tretë botërore nëse preket NATO-ja, por jo për Ukrainën