Botë

Rubla ruse bie ndjeshëm

Descriptive Text

Monedha kombëtare ruse pësoi rënie rekorde të hënën, në 114, krahas dollarit amerikan. Javë më parë, rënie e saj ishte 83.7.

Mediat e huaja shkruajnë se Rusia ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj nga tetori, qëkur kishte nisur dërgimin e trupave në kufi me Ukrainën.

Sanksionet e vendosura nga shtetet perëndimore ua kanë vështirësuar jetesën qytetarëve rusë, me ç’rast ditëve të fundit është raportuar për radhe të gjata, qytetarë që presin t’i shkëmbejnë rublat.

Gjithashtu, G7 njoftoi se do e sanksionojë edhe Bankën Qendrore të Rusisë, ndërsa do t’i përjashtojë disa institucione edhe nga sistemi SËIFT.