Turqia ende s’ka vendosur për t’ia bllokuar Rusisë qasjen në Detin e Zi

Turqia ende s’ka vendosur për t’ia bllokuar Rusisë qasjen në Detin e Zi
Turqia ka thënë se ende s’ka marrë vendim për ta mbyllur ngushticat e saj në mes të Mesdheut dhe Detit të Zi për anijet ruse – pavarësisht një deklarimi më ndryshe të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Zelensky më herët u shpreh se Turqia është pajtuar ta mbyllë rrugën për anijet – që do të ishte mbrojtje e madhe për Ukrainën.
Megjithatë, sipas Reutersit, një zyrtar i lartë turk ka thënë se “ende s’është marrë vendim për të mbyllur rrugët për anijet ruse”.
Nëse kjo do të ndodhte, do të përbënte shkelje të konventës për shtetet e Detit të Zi, anijet e të cilave lejohen të kthehen në port gjatë luftërave.
Marina ruse ka qenë përgjegjëse për disa sulme në Ukrainë dhe në ishujt e Detit të Zi.
Zelensky pretendon se Turqia do ta ndalojë kalimin e luftanijeve nga Deti i Zi
Turqia do të ndalojë kalimin e luftanijeve ruse përmes Detit të Zi, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Por, ai nuk ka thënë qartë nëse Turqia ka marrë një vendim të tillë.
Zelensky ka thënë se shteti i kishte premtuar mbështetje ushtarake dhe humanitare.
Ndalimi i kalimit të luftanijeve ruse përmes Detit të Zi "për ne është tepër i rëndësishëm sot".
Të enjten, 13 ushtarë ukrainas u vranë në Detin e Zi pasi u bombarduan nga një anije dhe nga ajri.
Turqia ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, megjithëse presidenti Recep Tayyip Erdogan ka thënë se të dy shtetet janë mike për të.
I thank my friend Mr. President of 🇹🇷 @RTErdogan and the people of 🇹🇷 for their strong support. The ban on the passage of 🇷🇺 warships to the Black Sea and significant military and humanitarian support for 🇺🇦 are extremely important today. The people of 🇺🇦 will never forget that!
— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 26, 2022
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

SHBA-ja thotë se ka penguar një komplot për vrasjen e një qytetari amerikan në New York

Zelanda e Re me masa të ashpra ndaj pajisjeve teknologjike në shkolla

Ukraina është afër për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake

Presidenti turk e quan Netanyahun “kasap i Gazës”

Izraeli beson se 161 pengje ende po mbahen në Gaza

Rusia akuzon Perëndimin për “kërcënim të ekzistencës” së OSBE-së

Vazhdojnë bisedimet për zgjatje tjetër të mundshme të armëpushimit

Zakharova: Vizita e Stoltenbergut në Ballkan ishte e natyrës destruktive

Storia prapa puthjes së shpëtimit

Djali 16-vjeçar i liderit çeçen emërohet vëzhgues në batalionin e pushkëve

Zgjedhjet më 2024 që do ta formësojnë rendin global
