Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ia kujtoi botës të premten se po vëzhgon Ukrainën dhe mund të hetojë çdo "akt gjenocidi" dhe "krime lufte" që shihet atje.
"I kujtoj të gjitha palët që kryejnë armiqësi në territorin e Ukrainës se zyra ime mund të ushtrojë juridiksionin e saj dhe të hetojë çdo akt gjenocidi, krim kundër njerëzimit ose krim lufte të kryer brenda territorit të Ukrainës që nga 20 shkurt 2014 e tutje”, ka thënë Prokurori i ICC-së, Karim AA Tha Khan QC në një deklaratë.
“Zyra ime do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në Ukrainë. Në ushtrimin e pavarur dhe të paanshëm të mandatit të saj, Zyra mbetet plotësisht e përkushtuar për parandalimin e krimeve mizore dhe për të siguruar që kushdo që është përgjegjës për krime të tilla, të mbahet përgjegjës”, thuhet më tej në deklaratë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë më shumë se 130 ushtarë ukrainas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.