Botë

Ukraina ua ndalon largimin nga vendi burrave të moshës 18-60 vjeç

Të gjithë burrave ukrainas të moshës nga 18 deri në 60 vjeç tani u ndalohet të largohen nga vendi, ka bërë të ditur shërbimi shtetëror i rojës kufitare të Ukrainës (DPSA).

Sipas tij, masa ka për qëllim "garantimin e mbrojtjes së Ukrainës dhe organizimin e mobilizimit në kohë".

Ndalimi i përkohshëm do të qëndrojë në fuqi në kohëzgjatjen e gjendjes ushtarake të shpallur mëngjesin e së enjtes.

Sipas raporteve ndërkombëtare, më shumë se 100,000 ukrainas janë zhvendosur deri tani, për t'i ikur sulmeve të luftës.