Botë

Porosia e Angelina Joliet për nënat e Srebrenicës

Aktorja e Hollivudit, Angelina Jolie, duke folur nëpërmjet një video mesazhi nga Londra kushtuar 22-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, tha se krimi nuk duhet harruar.

Jolie i dërgoi një mesazh të fortë popullit të Bosnjë e Hercegovinës, veçanërisht nënave të Srebrenicës, transmeton albinfo.ch.

“Ne jemi me ju, nuk do t’ju harrojmë”, tha para audiencës aktorja e Hollivudit. Ajo theksoi nevojën për të luftuar urrejtjen dhe intolerancën.