Botë

Amerikani i burgosur në Rusi thotë se po nxjerr gjak nga goja, por nuk po i ofrojnë trajtim

Foto: Ilustrim
 

Trevir Reed, një amerikan që po mbahet në Rusi për më shumë se dy vjet, ka thënë se ka nxjerrë gjak nga goja por se nuk i është ofruar trajtim mjekësor pas ekspozimit të gjatë ndaj tuberkulozit në burgun rus, sipas Ambasadës amerikane në Moskë, raporton CNN.

“Në dhjetor #TrevorReed ishte ekspozuar gjatë ndaj një të burgosur tjetër me tuberkuloz aktiv. Trevori tani raporton se po nxjerr gjak dhe nuk ka marrë trajtim mjekësor për këtë”, ka shkruar ambasada kurse i ka bërë thirrje Rusisë që t’i ofrojë kujdesin e duhur shëndetësor.