Human Rights Watch ka dënuar politikën e ndalimit të imigracionit të Australisë, duke theksuar se vendi tani mban azilkërkues për një periudhë mesatare prej 689 ditësh - një rekord i ri.
Grupi ka nxjerrë në pah faktin një muaj pasi tenisti serb Novak Gjokoviq u vendos në një hotel australian të paraburgimit.
Përvoja e tij hodhi në qendër të vëmendjes politikat e Australisë, të cilat grupet e të drejtave thonë se janë abuzive dhe çnjerëzore.
Aktivistët thonë se 32 refugjatë dhe azilkërkues mbeten ende në atë hotel.
Gjokoviq kaloi pesë ditë në një objekt të Melburnit pasi viza e tij për të luajtur në Australian Open iu anulua për shkak se ai nuk ishte vaksinuar. Ai zbuloi për BBC këtë javë se do të pranojë të humbasë më shumë Grand Slam nëse kjo do të thotë se duhet të marrë vaksinën anti-COVID.
Ndryshe nga qëndrimi i shkurtër i yllit të tenisit, një refugjat iranian 24-vjeçar është ndaluar në të njëjtën ndërtesë për dy vjet pa asnjë perspektivë për një datë lirimi.