Botë

Presidenti Erdogan lavdëron sheikët e Emirateve të Bashkuara Arabe

Foto: AP
 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka vazhduar të martën vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, udhëtim që ka sinjalizuar shtendosjen e marrëdhënieve të tendosura kaherë ndërmjet dy vendeve pas Pranverës Arabe të vitit 2011.

Erdogani ka arritur në Abu Dhabi, kryeqytet i Emiratit, pas vizitës që në nëntor ia kishte bërë Turqisë lider de fakto, Sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.