Botë

Për gjashtë muaj nën regjimin e ri, afganët, më të sigurt e më të pashpresë

Afganistani ka pësuar një transformim dramatik brenda gjysmë viti prej kthimit të sundimit të talebanëve. Vendi ndihet më i sigurt, më pak i dhunshëm sesa ka qenë për dekada me radhë, por ekonomia, dikur e nxitur nga ndihmat, po shkon drejt kolapsit.

Dhjetëra mijëra afganë janë larguar ose janë evakuuar, duke përfshirë një numër të madh të elitave të arsimuara. Ata ose kanë frikë për të ardhmen e tyre ekonomike ose për mungesën e lirisë nën sundimin e grupit që i bën interpretim të rreptë islamit. Gjatë sundimit të mëparshëm të viteve 1990, talebanët ua ndaluan vajzave shkollimin e grave punësimin.

E marta shënon gjashtë muaj që kur kryeqyteti afgan i Kabulit iu dorëzua talebanëve me largimin e papritur dhe të fshehtë të presidentit të vendit, të mbështetur nga SHBA-ja. Më shumë se 9 miliardë dollarë në asetet e jashtme të Afganistanit u ngrinë pas pushtimit nga talebanët.

Javën e kaluar presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv që premtoi se 3.5 miliardë dollarë - nga 7 miliardë dollarë të aseteve të ngrira të Afganistanit në Shtetet e Bashkuara - do t'u jepeshin familjeve të viktimave të 11 shtatorit të Amerikës.