Botë

Komiteti portugez nxjerr në dritë mbi 200 raste të abuzimit seksual në kisha

Foto: Ilustrim
 

Një komitet në Portugali që merret me historinë e abuzimit seksual të fëmijëve në Kishën Katolike portugeze, ka thënë se gjatë muajit të parë të punës së tyre ka pranuar akuza nga 214 persona, raporton Associated Press.

Akuzat vijnë nga njerëz të lindur mes viteve 1933 deri më 2006 dhe treguan për torturën psikologjike të mbajtur sekret për dekada, ka thënë Komiteti i pavarur për Studimin e Abuzimit të Fëmijëve në Kishë.