Botë

Pfizeri parashikon 54 miliardë dollarë të hyra nga shitja e vaksinës anti-COVID dhe pilulës

 

Pfizer parashikon të hyra rekorde prej 102 miliardë dollarë këtë vit, kryesisht falë shitjes së vaksinës së saj anti-COVID dhe pilulës për ta trajtuar virusi, raporton “Daily Mail”.

Shpërndarja e vaksinës ka çuar te një fitim të madh për kompaninë, ndërsa perspektiva e shpërndarjes e pilulës antivirale Paxlovid, shpërndarja potenciale e vaksinës së përgatitur për variantin Omicron si dhe administrimi i dozave përforcuese, pritet të sjellë edhe më tepër fitim.