Shpërthimi i murtajës që u shfaq në Republikën Demokratike të Kongos tre muaj më parë ka lënë 31 njerëz të vdekur, sipas zyrtarëve shëndetësorë.
Qindra raste janë identifikuar në provincën Ituri, në verilindje të vendit, raporton Independent.
Patrick Karamura, ministri i Shëndetësisë për rajonin, ka thënë të shtunën: “Ne kemi më shumë se 520 raste... nga të cilat më shumë se 31 kanë qenë fatale”.
“Rastet janë forma bubonike e sëmundjes, përveç pesë rasteve të murtajës pneumonike dhe dy të murtajës septikemike”, shtoi ai.
Artikuj të ngjashëm
-
131 vdekje e 513 raste të dyshuara me Ebola në Republikën Demokratike të Kongos
-
Ebola mund të jetë duke u përhapur më shpejt se që ishte menduar, thotë OBSH-ja
-
Të paktën 100 vdekje të raportuara nga shpërthimi i Ebolës në Afrikë
-
OBSH-ja e shpall shpërthimin e Ebolas në Kongo emergjencë globale shëndetësore
-
Shpërthimi i Ebolas në Kongo, vdesin 15 njerëz