Botë

Të paktën 11 të vdekur nga përmbytjet në kryeqytetin e Ekuadorit

 

Të paktën 11 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e fuqishme në kryeqytetin e Ekuadorit, Quito, kanë thënë zyrtarët e emergjencës.

Pamjet tregojnë një përrua uji me baltë dhe mbeturina që rrjedhin nëpër një rrugë kodrinore në lagjen veriore La Gasca, duke fshirë kështu makina dhe motoçikleta.