Botë

Ushtari ukrainas vret 5 persona e plagos 6 të tjerë në një fabrikë të hapësirës ajrore

Një rekrut i Gardës Kombëtare në Ukrainë ka qëlluar për vdekje pesë persona dhe ka plagosur pesë të tjer, në qytetin lindor të Dnipro, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sipas njoftimit, burri kishte gjuajtur me armë zjarri derisa rojet po lëshonin armë në uzinën e hapësirës ajrore Pivdenmash, herët të enjten.

Ushtari, i quajtur Artemiy Ryabchuk, 21 vjeç, u arratis me një pushkë kallashnikov. Më pas ai u arrestua nga policia. Ai më pas ka përshkruar me qetësi se si qëllonte njerëzit një nga një. Motivet për këto vrasje nuk ishin menjëherë të qarta.

Një ligjvënës ukrainas tha se i dyshuari mund të jetë ngacmuar. Ndërkohë, disa raporte thonë se ai u dorëzua në polici vullnetarisht.

Shefi i Gardës Kombëtare Mykola Balan paraqiti kërkesën e tij të dorëheqjes menjëherë më pas, duke thënë se një komandant ishte përfundimisht përgjegjës "për çdo incident, të mirë dhe të keq".

Ndërkaq, një deklaratë, presidenti Volodymyr Zelenskiy urdhëroi një hetim mbi të shtënat "e tmerrshme".

"Unë pres që oficerët e zbatimit të ligjit të mbajnë publikun plotësisht të informuar për të gjitha rrethanat e këtij krimi”, ka thënë ai.

Katër anëtarë të Gardës Kombëtare - të gjithë burra, u vranë gjatë të shtënave që ndodhën në orën 03:40 me orën lokale të së enjtes, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme.

Viktima e pestë ishte një grua që punonte për një kompani sigurie.

Tani është shfaqur një video ku i dyshuari dëgjohet duke thënë se e ka qëlluar gruan në kokë sepse ajo kishte refuzuar të hapte një derë që ai të largohej nga lokalet.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet më tej, pasi një nga të plagosurit, një grua, ka një plagë të rëndë në bark.

Më shumë se 40 anëtarë të Gardës Kombëtare dhe oficerë policie kanë dalë vullnetarë për të dhuruar gjak për të ndihmuar të plagosurit.

Pivdenmash - i njohur si Yuzhmash gjatë periudhës së tij sovjetike - është një fabrikë në pronësi të shtetit që prodhon dhe teston materiale që lidhen me aeronautikën dhe mbrojtjen.