Botë

Shkurti, muaji i shkurtimeve të mandateve në Mal të Zi

Foto: AP
 

Një vit e gjysmë pas fitores së opozitës në Mal të Zi, e cila përmbysi pushtetin prej tre dekadash të Milo Gjukanoviqit, fituesit e zgjedhjeve janë në një “luftë” të ndërsjellë politike. Qeveria është në prag të shkarkimit dhe kërkesat për zgjedhje të parakohshme parlamentare po bëhen gjithnjë e më të forta.

Krerët e tre koalicioneve opozitare, pasi që krijuan Qeverinë më 20 gusht i ndanë pozicionet e tyre drejtuese në shtet. Përjashtim bën pozita e presidentit të shtetit, në të cilin u zgjodh Milo Gjukanoviq, në vitin 2018, me një mandat pesëvjeçar.