Botë

Gjermania thotë se Telegrami po bëhet “medium për radikalizmin”

 

Një zyrtar i lartë gjerman i sigurisë ka thënë se agjencia e tij ka krijuar një grup pune për të hetuar individët e dyshuar për përdorimin e Telegramit për të kryer krime, mes shqetësimeve në rritje se aplikacioni i mesazheve po bëhet një "medium për radikalizmin".

Zyra Federale e Policisë së Gjermanisë paralajmëroi se aplikacioni po përdoret për të synuar politikanët, shkencëtarët dhe mjekët për rolin e tyre në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.