Botë

Rusia lëshon fletarrestim për vëllain e Alexei Navalnyt

Descriptive Text

Vëllai i opozitarit rus Alexei Navalny, Oleg, është në listën e personave të kërkuar nga autoritetet ruse. Ndaj tij është lëshuar fletëarrest, pas kritikave që ka bërë ndaj Kremlinit zyrtar.

Oleg Navalny ishte dënuar me gjobë vitin e kaluar pas inicimit të protestave për lirimin e vëllait, për shkak të thyerjes së masave anti-COVID.

Në 2014-n, Alexei dhe Oleg Navalny ishin dënuar për veprën penale mashtrim, derisa opozita ruse e kishte quajtur si akt të motivuar politikisht.

Me t’u burgosur Alexei Navalny, një pjesë e miqve të tij kanë ikur nga Rusia.

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny, është dënuar nw 2021-n me tri vjet e gjysmë burgim për thyerje të rregullave të lirisë me kusht.

Ai ishte arrestuar me t’u kthyer në Rus. Ishte trajtuar në Gjermani që nga gushti i 2020-s për shkak të sulmit me agjent nervor.