Botë

Shpërthim i fuqishëm në Athinë

Descriptive Text

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në një lagje të Athinës në Greqi.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë 6-katëshe në rrugën “Avenue Syggrou”, pak pas orës 06:00 të mëngjesit të ditës së sotëm.

Sipas raportimeve të para nga shpërthimi ka mbetur i plagosur një person, i cili mësohet se është dërguar në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e këtij shpërthimi, derisa u deshën disa orë që zjarri të vihej nën kontroll.