NATO do t'ia dërgojë një propozim të shkruar Kremlinit më vonë këtë javë për t’u munduar “të gjejë një rrugë para” pas rritjes së tensioneve në lidhje me mbledhjen e trupave ruse në afërsi të kufirit me Ukrainën.
Këtë e ka thënë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një intervistë për CNN.
“Ne do ta theksojmë se jemi gati të ulemi të diskutojmë mbi kontrollin e armëve, çarmatimin, transparencën në lidhje me aktivitetet ushtarake, mekanizmat e reduktimi të rrezikut dhe çështje tjera që janë të rëndësishme për sigurinë evropiane. Gjithashtu do të ulemi dhe do të dëgjojmë shqetësime e rusëve”, ka thënë Stoltenberg.
Shefi i NATO-s ka thënë javën e kaluar se aleanca ushtarake perëndimore së shpejti do t’i dërgojë propozimet me shkrim te Rusia, duke reaguar ndaj kërkesave të Moskës për sigur.
Komentet e Stoltenbergut vijnë një ditë pasi që NATO ka njoftuar se disa shtete anëtare janë duke vënë forcat në gatishmëri dhe se po dërgon anije dhe aeroplanë luftarakë në Evropën Lindore.
Lëvizja ka sinjalizuar rritjen e frikës nga një pushtim të mundshëm të Ukrainës nga Rusia, pas muajve manovra ushtarake të Moskës që kanë rritur tensionet.
Duke folur nga Brukseli, Stoltenberg, ka thënë se “ende ka një rrugë diplomatike” për të dalë nga kriza Rusi – Ukrainë, “por kërkon që Rusia të deeskalojë dhe të jetë e gatshme të angazhohet në bisedime politike me NATO-n dhe aleatët e NATO-s”.
Rusia vendosi dhjetëra mijëra trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën vitin e kaluar, dhe po dërgon forca në Bjellorusinë fqinje për ushtrime të përbashkëta muajin e ardhshëm, për të cilën frikësohen zyrtarët ukrainas se mund të shërbejë si lloj teatri nga i cili do të lansohet sulmi.
Kremlini vazhdimisht ka mohuar se po planifikon sulm ndaj Ukrainës, por ka thënë se përkrahja e NATO-s për Ukrainën përbën rrezik në rritje për krahun perëndimor të Rusisë.
“NATO nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, por duhet të jetë e sigurt se nuk ka një keqkuptim në lidhje me gatishmërinë tonë, përkushtimi ynë është të mbrojmë të gjithë aleatët, veçanërisht në pjesën lindore të aleancës”, ka thënë Stoltenberg, duke shpjeguar arsyen pse aleanca ka rritur prezencën në Evropën Lindore, në Dertin e Zi dhe Baltik.
Stoltenberg ka thënë për CNN se NATO është duke shqyrtuar nëse do të rrisë më tepër pozicionin e saj.