Botë

Macron: Kostoja do të jetë shumë e lartë për Rusinë nëse sulmon Ukrainën

 

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ekziston një unitet shumë i fortë midis Francës dhe Gjermanisë në përpjekje për të zbutur tensionet mbi krizën në Ukrainë. Ai tha se në rast të një sulmi nga Rusia, përgjigja do të jetë aty dhe kostoja për të do të jetë shumë e lartë.

Kështu është shprehur presidenti francez derisa është deklaruar në një konferencë të përbashkët shtypi në Gjermani me kancelarin Olaf Scholz.